Ministry of Economy, Culture and Innovation

SHPALLJE PËR KONKURIM PËR POZICION PUNE

  • Drejtoria e Pergjithshme Rregullatore dhe e Përputhshmërisë  – Drejtoria e Programimit, Standartizimit dhe Harmonizimit të Kuadrit Rregullator – Sektori i Standardizimit dhe Koordinimit të Mendimeve
    • Specialist – Kategoria e pagës IV-1

Përshkrimi përgjithësues i punës për këtë pozicion:

  • Harton përgjigjet/oponencën ligjore për projektaktet e ardhura për mendim lidhur me projektaktet, që dërgohen për trajtim nga Kryeministria, ministritë e linjës dhe institucionet e pavarura.
  • Kryen procesin e bashkërendimit të projektakteve për strukturat e brendshme dhe/ose institucionet e varësisë së Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, kur këto akte lidhen me fushën e përgjegjësisë së këtyre strukturave, si dhe harton përgjigjet për shkresat e dërguara për trajtim nga këto struktura.
  • Koordinon punën me përfaqësuesit e ministrive të linjës, për efekt të dhënies së opinionit ligjor, nëpërmjet takimeve të përbashkëta apo korrespondencës zyrtare.
  • Ofron mbështetje gjatë dhënies së mendimit/opinionit ligjor mbi strukturën dhe formën e projektakteve, duke u fokusuar tek çështjet që prekin fushën e përgjegjësisë së Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Kandidati duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  1. Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Profesional” në Shkenca Juridike.

APLIKO TANI: www.dap.gov.al