Ministry of Economy, Culture and Innovation
Në konferencën e 3-të rajonale të “Balkanomics”, për të diskutuar mbi vizionin e qeverisë për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe integrimin në Bashkimin Evropian, si dhe për të folur mbi rëndësinë e reformave administrative dhe ekonomike, duke nënvizuar rolin e ekonomisë së gjelbër si një shtyllë kyçe për të ardhmen. Po ashtu, diskutuam mbi disa strategji të rëndësishme që kanë për qëllim përmirësimin e politikave ESG dhe krijimin e sinergjive mes qeverisë dhe sektorit privat. Është koha që edhe bizneset shqiptare të kenë një qasje më të konsoliduar ndaj përgjegjësisë korporative dhe ESG, ndonëse duhet theksuar se ato kanë pasur një histori të gjatë të mbështetjes sociale.
Balkanomics mblodhi së bashku liderë dhe ekspertë ndërkombëtarë, të cilët ndanë përvojat e tyre për të ndihmuar në ndërtimin e rrjeteve dhe strategjive për zhvillimin ekonomik!