Ministry of Economy, Culture and Innovation

Në Ministerialin Ekonomik, festuam një dekadë të suksesshme të Procesit të Berlinit, platforma diplomatike që ka nxitur bashkëpunimin midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.

Në sesionin plenar, Ministri Blendi Gonxhja, së bashku me Ministrat e Ekonomisë të WB6, Ministra të BE-së, OECD dhe sektorit privat, diskutuan tema kyçe për të ardhmen e rajonit:

  • Heqja e barrierave teknike, fiskale dhe fizike për të lehtësuar tregtinë;
  • Optimizimi i sistemeve doganore dhe linja e harmonizimit ligjor me BE-në;
  • Përmirësimi i infrastrukturës dhe digjitalizimit për një ekonomi konkurruese;
  • Tërheqja e investimeve të huaja dhe vendase për të nxitur rritjen ekonomike.

Shqipëria theksoi progresin në fushën e CEFTA-s dhe Planit të Veprimit të Tregut të Përbashkët Rajonal, ku janë lehtësuar ndjeshëm tregtia e mallrave dhe shërbimeve, si dhe lëvizja e lirë e punonjësve, duke çuar në rritje të ndjeshme të volumit tregtar dhe bashkëpunimit rajonal.

E ardhmja qëndron tek përfshirja e të gjithë aktorëve – qeverive, biznesit dhe shoqërisë civile – për të ndërtuar një ekonomi të qëndrueshme dhe rajon më të integruar.