Ministry of Economy, Culture and Innovation
Patëm kënaqësinë të mirëpresim Ambasadorin e ri të Emirateve të Bashkuara Arabe, z.Ali Obaid Alyabhouni Aldhaheri, ku diskutuam mbi mundësitë e bashkëpunimit për të fuqizuar investimet në Shqipëri.
Shqipëria tashmë po kthehet në një destinacion tërheqës për Investimet e Huaja, me fokus në sektorë kyç si bujqësia, shëndetësia, energjia e rinovueshme dhe data centers.
U ndalëm gjithashtu te potenciali i teknologjisë dhe zonave teknologjike (TEDA), si dhe përdorimi i inteligjencës artificiale për të përmirësuar këto fusha.
Diskutuam edhe për Automotopark Albania, një projekt ambicioz që do të sjellë zhvillime të reja ekonomike dhe teknologjike në Shqipëri, si dhe do të jetë një atraksion i rëndësishëm për entuziastët e automobilizmit dhe sporteve motorike.