Ministry of Economy, Culture and Innovation
Një falënderim të veçantë për të gjithë ata që morën pjesë në takimin e fundit të serisë “Zërat e Kulturës”, ku diskutuam për sfidat dhe mundësitë në fushën e teatrit dhe arteve skenike në Shqipëri.
Aktorë, regjisorë dhe profesionistë të tjerë ndanë eksperiencat e tyre, duke adresuar vështirësitë në prodhimin e shfaqjeve dhe nevojat për mbështetje financiare. U theksua rëndësia e edukimit artistik për brezat e rinj, zhvillimin e dramaturgjisë, nevoja për një infrastrukturë më të mirë, si dhe koordinim mes teatrove, ministrisë dhe pushtetit vendor.
Të gjitha sugjerimet ishin mjaft konstruktive në formimin e politikave mbështetëse për artistët dhe teatrin ku MEKI dhe UNAA do të vijojnë me grupet e punës për të adresuar çdo çështje të ngritur.