Ministry of Economy, Culture and Innovation
Ministri Blendi Gonxhja së bashku me ambasadorin e Qatarit në Shqipëri, z.Jabor Bin Ali Al-Dosari, diskutuan mbi potencialet e mëdha për bashkëpunim mes dy vendeve tona. Në fokus të bisedës shin mundësitë për të thelluar partneritetin ekonomik, duke përfshirë investimet strategjike në sektorët e inovacionit, teknologjisë dhe infrastrukturës.
Gjithashtu, u bisedua mbi rëndësinë e shkëmbimeve kulturore dhe promovimin e trashëgimisë së përbashkët!
Ky dialog do të shërbejë si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve tona, duke krijuar mundësi të reja bashkëpunimi mes vendeve tona.