Ministry of Economy, Culture and Innovation
Aksioni kundër informalitetit, 9 mijë biznese rrisin fondin e pagave me 1.25 miliard lekë.
Pas mesazhit të parë të dërguar nga administrata tatimore te 130 mijë tatimpagues për nxitjen e deklarimeve të sakta në listëpagesat e tyre, 9.000 tatimpagues kanë reaguar pozitivisht.
Menjëherë pas njoftimit zyrtar mbi nismën e qeverisë shqiptare kundër informalitetit të pagave, këto biznese kanë rritur fondin e deklaruar të pagave me një total prej 1.25 miliard lekësh.
Aksioni do të intensifikohet dita ditës, për të mos lejuar që informaliteti i pagave të pengojë të drejtën e pensionistëve për pensione dinjitoze