Ministry of Economy, Culture and Innovation
Në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, për diskutimin në parim të projektligjit “Për Buxhetin e Vitit 2025”, sa i përket portofolit të kulturës.
571 milionë lekë për programet, aktivitetet, thirrjet, kalendarin artistik e kulturor, mbështetje artistësh e organizatash, art-rezidenca, përfaqësim kombëtar dhe ndërkombëtarizim, zgjerim rrjeti ekonomie e industrie kreative, mobilitet kulturor, turizmi kulturor, talentet dhe inovacioni, promovim identiteti e trashëgimie, diplomaci kulturore, edukim dhe formim artistik e profesional, artizanat, folklor e tradita, rijetëzim trashëgimi jomateriale, kohezion social!
+55% krahasuar me buxhetin fillestar të vitit 2024!
471.9 milionë lekë për Programin Kombëtar të Granteve për Kulturën dhe Krijimtarinë për vitin 2025, rritur me +45%!
1.78 miliardë lekë për investime, ose sa 40% e buxhetit të MEKI!
Program tre-vjeçar rijetëzimi për qendra dhe objekte të artit dhe kulturës, sisteme dhe platforma digjitale, pajisje, teknologji për rezidenca dhe shërbime, konservim, rehabilitim, restaurim e rindërtim, përmirësim i gjendjes fizike të objekteve të trashëgimisë kulturore, infrastrukturë e akses, projektim e plane menaxhimi, vijim zbatim projekte investimesh kapitale.