Ministry of Economy, Culture and Innovation
Takimi i Ministrit Blendi Gonxhja me Ambasadoren e Hungarisë në Shqipëri znj.Martina Kasnyik, në Ministrinë e Ekonomisë, Kultursës dhe Inovacionit.
U diskutua mbi forcimin e diplomacisë ekonomike dhe kulturore, si dhe nxitjen e tregtisë mes dy vendeve, ku nga ana e Ministrit Gonxhja u nda vizioni mbi nismat tona të përbashkëta dhe mundësitë për të mbështetur investitorët përmes Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve në Tiranë.
Shumë shpejt do takimi do të zvhvillohet dhe në Budapest për Ditën e Kulturës dhe Inovacionit Hungarez – një hap i mëtejshëm drejt thellimit të bashkëpunimit dypalësh në fushat kyçe të zhvillimit për vendet tona!