Ministry of Economy, Culture and Innovation
Mirëpritëm në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit delegacionin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).
U diskutua për prioritetet strategjike që do të adresohen përmes Strategjisë 2025-2030 për Shqipërinë me qëllim përmirësimin e qeverisjes në ekonomi, ristrukturimin e ndërmarrjeve shtetërore dhe forcimin e sundimit të ligjit. Po ashtu, u fokusua tek mbështetja për sektorin privat në drejtim të ndërtimit dhe rritjes së kapaciteteve të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, përmirësimin e aksesit në financim gjithashtu edhe për krijimin e një kornize të qëndrueshme të politikave për inovacionin me qëllim tërheqjen e investimeve si dhe për të.
Angazhimi i Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit mbetet i fortë për të mbështetur zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Falenderojmë BERZH për mbështetjen dhe mundësitë e reja.