Ministry of Economy, Culture and Innovation

Projekti i Fondit të Ambasadorëve për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore (AFCP) në Luginën e Drinos po ecën me hapa të shpejtë, me përpjekje të përqendruara jo vetëm në restaurimin dhe konservimin e këtyre siteve të pasura kulturore dhe historike, por gjithashtu në krijimin e shtigjeve lidhëse për kishat dhe manastiret e zonës në mënyrë që të tërheqin më shumë turizëm në këto site të rëndësishme. Teksa vazhdojmë të mbështesim ruajtjen e këtyre thesareve kulturore, duam t’ju kujtojmë se propozimet për raundin e ardhshëm të AFCP duhet t’i dorëzohen Ambasadës së ShBA-së deri më 13 dhjetor 2024! Grantet variojnë nga 25,000 dollarë deri në 500,000 dollarë, dhe projektet mund të zgjasin nga një deri në pesë vjet.

Gjeni të gjitha informacionet e rëndësishme këtu: https://bit.ly/40Qep