Ministry of Economy, Culture and Innovation
Në qarkun e Gjirokastrës po realizohen një sërë projektesh restaurimi me rëndësi të veçantë për ruajtjen dhe promovimin e pasurisë sonë kulturore.
Projekte aktualisht në proces në Monumente Kulture të Kategorisë I-rë:
– Restaurimi i Urës së Mesit pjesë e Tri Urave të vogla mbi përroin e Zerzebilit
– Ndërhyrje emergjente për “Urën mbi Përroin e Benjës”
– Restaurimi i Urave të Kollorcës, Glinës dhe Haskovës
– Restaurimi i murit perëndimor në “Banesën Fico”
Projekte që pritet të nisin:
– Restaurimi i “Kishës së Manastirit të Shën Mëri Spilesë”
– “Banesa e Angonatëve”
– “Sarajet e Myfit Beut”, në Libohovë
– Kisha e Manastirit të Shpërfytyrimit, në fshatin Çatistë
Në bashkëpunim me CHWB, janë duke u restauruar kishat përgjatë Luginës së Drinos:
– Manastiri i Shën Qirjakut dhe Julitës në Dhuvjan
– Manastiri i Ungjëllizimit në fshatin Vanistër
Në bashkinë Përmet është duke përfunduar restaurimi i:
– Kishës së  “Shën e Premtes”
Mbrojmë trashëgiminë kulturore, rrisim atraktivitetin turistik dhe kontribuojmë në zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit.