Ministry of Economy, Culture and Innovation
Në takimin e përbashkët të Komitetit Drejtues me z. Arnold Philipp, zëvendës shefin e Misionit të Ambasadës Zvicerane në Tiranë, dhe z. Francisco Roquette, zëvendës përfaqësuesin e përhershëm të UNDP në Shqipëri.
Në qendër të diskutimeve ishin projektet e financuara nga qeveria zvicerane: “Zhvillimi i Aftësive për Punësim” (SD4E) nga UNDP Albania dhe “Aftësi për Punë” nga Swisscontact.
Gjatë takimit me zv.Ministren Olta Manjani u analizua progresi i projekteve për vitin 2024 dhe u hartua plani vjetor i punës për 2025, duke vendosur fokus te prioritetet kryesore si:
– Zbatimi i arsimit dual
– Angazhimi i sektorit privat
– Fondi Kombëtar i Aftësive
– Digjitalizimi
Bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë mbetet një shtyllë e rëndësishme për suksesin e reformave kyçe që po realizohen në Shqipëri.