Ministry of Economy, Culture and Innovation
Në çeljen e qendrës më të re etno-kulturore në kryeqytet “Albanian Night”, e cila rijetëzon traditën shqiptare si një përvoje unike turistike, së bashku me Ambasadorin e Delegacionit të BE-së, z. Silvio Gonzato, Ambasadorin e Gjermanisë në Shqipëri, z. Karl Bergner dhe Ministren e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, znj. Delina Brahimaj.
Mbi 500 artizanë e 10,000 produkte autentike të ndryshme takohen së bashku për të promovuar trashëgiminë e pasur shqiptare.
Në fjalën e saj përshëndetëse, zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, znj. Lira Pipa, theksoi mbështetjen e artizanëve si një forcë shtytëse për ekonominë lokale, promovimin e kulturës dhe traditave, si dhe në ruajtjen e identitetit kombëtar brez pas brezi.
Përgëzime Drejtuesit të Qendrës, z. Armando Muça dhe ekipit të tij fantastik për këtë nismë!
“Albanian Night” mbështetet nga Qeveria Shqiptare përmes Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Ministrisë së Sipërmarrjes dhe Start-Up Albania, si dhe nga Delegacioni i BE-së përmes projektit EU4Innovation, i zbatuar nga GIZ.