Ministry of Economy, Culture and Innovation
Specialistët e muzeut dhe arkeologjisë përfunduan me sukses trajnimin e parë për fotografimin me teknikat e avancuara RTI (Reflectance Transformation Imaging). Ky trajnim është pjesë e projektit EXPA, që synon ngritjen e kapciteteve për digjitalizimin e pasurive kulturore në sitet e trashgimisë dhe muzetë kombëtar.
Me pajisjet që tashmë kanë në dispozicion, ekspertët do të mund të dokumentojnë dhe promovojnë pikat kyçe të sitit arkeologjik në Butrintit, duke i ofruar publikut dhe komunitetit shkencor qasje më të gjerë në këtë thesar historik.