Ministry of Economy, Culture and Innovation

Kjo ndërtesë e re moderne, me sipërfaqe 6,500 m², ofron hapësira të reja për publikun dhe artistët, duke rritur kapacitetet për aktivitete rajonale, kombëtare e ndërkombëtare!
Salla kryesore: Kapaciteti rritet ndjeshëm, duke akomoduar deri në 400 spektatorë, përfshirë edhe shfaqjet në natyrë, me një skenë dyfaqëshe që ka edhe opcion të hapjes drejt Parkut të Madh të Tiranës, në ditë dhe muaj që moti e lejon. Dizajni ruan intimitetin dhe afërsinë me skenën, falë formës së auditorit dhe ballkonit-skenë qe krijohet nga porta teknologjike e fasadës.
Salla dytësore: Një hapësirë tjetër multifunksionale për prova, shfaqje më të vogla, apo për prodhime teatrore, me akses të drejtpërdrejtë në kullën e skenës.
Synimi është për ta kthyer atë në një qendër multieventesh e fleksibël, mikpritëse për performanca, prodhime, eksperimente, pavarësisht nga lloji i shprehjes artistike, nga trupa teatrore e deri në shfaqje të trupës së Cirkut Kombëtar.
Hapësira edukative: Klasa aktrimi, kërcimi, muzike, pikture, dhe punëtori e module të ndryshme programesh për edukimin e fëmijëve përmes artit, kulturës dhe inovacionit.
Të gjitha hapësirat janë të projektuara për të ofruar përvojën më të mirë, duke transformuar këtë qendër në një pikë referimi për artin dhe kulturën e fëmijëve dhe të rinjve në Shqipëri.