Ministry of Economy, Culture and Innovation
Zv. Ministrja Blerta Rama, në takimin e komisionit Parlamentar të Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut dhe në Komisionin Parlamentar të çështjeve Europian u diskutua dhe u miratua projektligji “Për ratifikimin e vendimit nr. 2 të komitetit të Përbashkët të Konventës Rajonale për Rregullat Preferenciale të Origjinës Pan-EuroMediteriane i dates 12 dhjetor 2024, për ndryshimin e vendimit nr.1/2023 të Komitetit të Përbashkët, miratuar me ligjin nr.59/2024, me qëllim përfshirjen e dispozitave kalimtare në ndryshimet e Konventës Pan-Euro Mediteriane, të zbatueshme nga 1 janari 2025”.
Dispozitat kalimtare sigurojnë lidhjen ndërmjet rregullave te origjinës të Konventës ekzistuese me rregullat e Konventës së rishikuara, duke mundësuar kumulimin diagonal të origjinës në tregtinë ndërkombëtare, mbajtjen e të njëjtit status preferencial në kuadër të marrëveshjeve të tregtisë së lirë pēr produktet e eksportuara dhe të importuara në kuadër të marrëveshjeve të tregtisë së lirë që Shqipëria ka në fuqi, si dhe sigurojnë vazhdimësi të zinxhirëve të furnizimit të produkteve shqiptare që eksportohen.