Ministry of Economy, Culture and Innovation
Nën përfaqësimin e Zëvendësministres Znj. Blerta Rama, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, në bashkëpunim të ngushtë me OECD (Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik), organizoi në kuadër të projektit të financuar nga OECD dhe Republika e Kroacisë “NVM-të dixhitale dhe të gjelbra: Përshpejtimi i tranzicionit digjital dhe të gjelbër në Ballkanin Perëndimor”, aktivitetin e Dialogut të Parë të Rajonit të Ballkanit Perëndimor: ‘Zhvillimi dhe financimi i teknologjisë digjitale në kuadër të Tranzicionit Digjital dhe të Gjelbër të Ndërmarrjeve Mikro, të Vogla dhe të Mesme të Ballkanit Perëndimor’.
Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të nivelit të lartë të OECD-së, përfaqësues të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, përfaqësues të BERZH, përfaqësues të vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfaqësues nga institucionet shqiptare të lidhura me politikat e digjitalizimit të qëndrueshëm të NMV-ve.
Qëllimi kryesor i këtij dialogu rajonal ishte zhvillimi i diskutimeve, shkëmbimi përvojave dhe i praktikave më të mira ndërmjet pjesëmarrësve në procesin e tranzicionit digjital dhe të gjelbër të Ndërmarrjeve Mikro, të Vogla dhe të Mesme të Ballkanit Perëndimor, në drejtim të përmbushjes së objektivave evropiane për zhvillimin e ekonomisë së qëndrueshme.