Ministry of Economy, Culture and Innovation
Procesi i negociatave ka hyrë në një fazë të re me hapjen e Grupkapitujve 2 dhe 3, të cilët janë thelbësorë për zhvillimin ekonomik dhe forcimin e konkurrueshmërisë në tregun europian.
Nga 17 kapituj negociatash, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit udhëheq bisedimet në 10 prej tyre, duke luajtur një rol kyç në këtë proces.
Grupkapitulli 2 – Tregu i Përbashkët: Përfshin 9 kapituj, nga të cilët 7 udhëhiqen nga MEKI, duke adresuar çështje të rëndësishme për lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve dhe punës.
Grupkapitulli 3 – Konkurrueshmëria: Përbëhet nga 8 kapituj, ku 3 prej tyre udhëhiqen nga MEKI, me fokus në politikat e konkurrencës, ndihmën shtetërore dhe zhvillimin e sektorëve strategjikë.
Angazhimi ynë për reforma strukturore dhe përafrimin me legjislacionin e BE-së po intensifikohet, duke e sjellë Shqipërinë më pranë familjes europiane.