Ministry of Economy, Culture and Innovation

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit drejton negociatat për disa kapituj për të afruar Shqipërinë më pranë Bashkimit Europian.

Me reforma të thella, projekte të qëndrueshme dhe bashkëpunime strategjike, po ndërtojmë themelet për një ekonomi të fortë, një kulturë të integruar dhe një mjedis inovativ që reflekton vlerat europiane.Lëvizja e lirë e mallrave është një nga katër liritë themelore të BE-së, që siguron qarkullim pa pengesa dhe standarde më të larta sigurie për produktet.

Roli i MEKI:

  • Drejton negociatat për Kapitullin 1: Lëvizja e Lirë e Mallrave
  • Koordinon punën e 20 institucioneve për të avancuar në këtë proces.
  • Harmonizon legjislacionin shqiptar me atë europian – mbi 4,000 faqe acquis për mallrat.

Përfitimet e integrimit:

  • Produkte më cilësore dhe të sigurta: Elektroshtëpiake, lodra, detergjentë, ashensorë dhe pajisje ndërtimi.
  • Çmime konkurruese falë tregut pa barriera.
  • Qasje në një treg prej 450 milionë konsumatorësh, që hap dyer për mbi 160,000 sipërmarrje shqiptare.
  • Sipërmarrjet shqiptare modernizohen për të përballuar konkurrencën dhe bëhen pjesë e zinxhirëve globalë të prodhimit.

Nga konsumatorët te bizneset – përfitimet i takojnë të gjithëve.