Ministry of Economy, Culture and Innovation

ITB Berlin – Në Konferencën për shtyp përpara hapjes së Panairit më të madh Ndërkombëtar në botë të Turizmit, ku Shqipëria është përzgjedhur si “Vendi i Nderit” për vitin 2025. Ky është një moment historik për promovimin e vendit tonë si një destinacion turistik, kulturor, historik me potencial të jashtëzakonshëm.

Delegacioni shqiptar prezantoi strategjinë e zhvillimit të turizmit dhe atraksionet unike që e bëjnë Shqipërinë një destinacion të veçantë në Mesdhe. Pjesëmarrja si “Vendi i Nderit” do të ofrojë mundësi të mëdha për të forcuar imazhin turistik të Shqipërisë, për të tërhequr investime dhe për të ndërtuar bashkëpunime të reja në sektorin e turizmit.

ITB Berlin, që mbahet çdo vit në Gjermani, është një nga eventet më prestigjioze të industrisë globale të turizmit, duke mbledhur mijëra profesionistë dhe ekspozues nga e gjithë bota. Përfshirja e Shqipërisë si vend i nderuar në këtë panair është një hap i rëndësishëm drejt njohjes ndërkombëtare dhe rritjes së vizibilitetit turistik të vendit tonë.

Foto Album