Ministry of Economy, Culture and Innovation

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Hap Thirrjen për Aplikim për Kredi me 0% Interes për Blerjen e një Banese për 530 Punonjës të Administratës Publike!

  • Financim sipas çmimit të referencës
  • Sipërfaqe sipas certifikatës familjare
  • 12 institucione të përfshira

Kriteret:

  • Të jeni i punësuar në administratën publike, sipas ligjit “Për strehimin social”
  • Të mos keni një banesë në pronësi ose në proces legalizimi, ose të keni një banesë nën normat e strehimit
  • Të mos zotëroni pasuri të paluajtshme apo të luajtshme mbi gjysmën e vlerës së banesës që do të blihet me kredi të lehtësuar
  • Të mos jeni përfitues nga programe të tjera të strehimit social

Institucionet përfituese:

  • Ministria e Brendshme (90 kuota)
  • Ministria e Arsimit dhe Sportit (90 kuota)
  • Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (80 kuota)
  • Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (30 kuota)
  • Ministria e Mbrojtjes (30 kuota)
  • Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (30 kuota)
  • Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (30 kuota)
  • Ministria e Drejtësisë (30 kuota)
  • Ministria e Evropës dhe Punëve të Jashtme (30 kuota)
  • Ministria e Financave (30 kuota)
  • Ministria e Turizmit dhe Mjedisit (30 kuota)
  • Kryeministria (30 kuota)

 

Aplikoni tani në https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx…

Afati i fundit i aplikimit 1 muaj nga data e hapjes së thirrjes!