Ministry of Economy, Culture and Innovation

Zëvendësministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, z.Sokol Duma, në sesionin informues për thirrjen e tretë të Challenge Fund, një program që po krijon mundësi të reja financimi për start-up-et dhe NVM-të shqiptare, duke mbështetur zgjidhje inovative në faza të ndryshme të zhvillimit!

Ky takim mblodhi mbi 40 pjesëmarrës nga fusha të ndryshme si ekonomia kreative, teknologjia, artizanati dhe shërbimet turistike, profesionistë dhe sipërmarrës të angazhuar në krijimin e ideve dhe zgjidhjeve të reja për tregun shqiptar.

40 grante të akorduara deri tani me një total prej €712,552.08

3 kategori financimi:

  • LOT 1: Ide dhe Validim – 10,000 EUR (5% bashkëfinancim)
  • LOT 2: Faza e Rritjes – 20,000 EUR (20% bashkëfinancim)
  • LOT 3: Shkallëzim (Scale-Up) – 30,000 EUR (30% bashkëfinancim)

Së bashku me #EU4Innovation, kemi investuar mbi 11.7 milionë euro për të fuqizuar ekosistemin e inovacionit dhe start-up-et shqiptare, duke mbështetur programe inkubimi, akselerimi dhe pjesëmarrjen e tyre në evente ndërkombëtare.

Apliko në Challenge Fund: https://challengefund.euforinnovation.al/