Ministry of Economy, Culture and Innovation

Dëshmia e vetme, deri më tani, e artit shkëmbor prehistorik në Shqipërinë Jugperëndimore, Shpella e Shkruar e Lepenicës, është shpallur në mbrojtje paraprake, një hap më pranë drejt shpalljes Monument Kulture i Kategorisë së Parë.

Dokumentuar nga Prof. Dr. Muzafer Korkuti dhe ridokumentuar nga projekti shqiptaro-spanjoll “Lepenica”, kjo pikturë është krijim i rrallë i artit neolitik, që me ideogramat e tij dhe me mjetet dhe mënyrën e vet, ka paraqitur një “mesazh” të banorëve të kohës.