Ministry of Economy, Culture and Innovation

Që prej vitit 2018, Shqipëria ka zbatuar 6 programe të strehimit social, ku spikat skema e re e transferimit bashkive të 3% të sipërfaqes së ndërtimit ose ekuivalentin në para (duke krijuar për herë të parë një stok publik banesash sociale prej 117,823 m2 dhe një fond prej mbi 35 milion Euro).

Mbështetëm me strehim 35,800 familje, (strehim social 22,840 familje dhe programi i rindërtimit 12,960 familje), duke impaktuar rreth 130 mijë qytetarë në 6 vjet.

Gjatë vitit 2025:

  • 44 bashki kanë aplikuar me 56 projekte të reja për strehimin social
  • 530 kuota të reja për familjet dhe të rinjtë në administratë
  • 170 apartamente në përfundim për familjet e pastreha
  • Ndërtime të reja në 8 bashki me 300 banesa sociale

Angazhimi ynë për mandatin e katërt, brenda vitit 2030:Investimi prej 300 milionë euro për të mbështetur 50,000 familje, të rinj e studentë, si edhe emigrantë që kthehen të jetojnë e punojnë në Atdhe!