Ministry of Economy, Culture and Innovation

Çfarë është Platforma e Partneritetit për Integrimin Evropian PPIE?

Anëtarësimi në Bashkimin Europian është një objektiv kombëtar me ndikim në të gjithë shoqërinë. Shoqëria civile është një partner i rëndësishëm në procesin përgatitjeve të negociatave. Përafrimi i legjisclacionit kombëtar me atë të BE-së, hartimi i dokumenteve strategjikë dhe prezantimi final i grupit negociator shqiptar përpara negociatorëve të BE-së, kërkon përgatitje cilësore dhe konsultim intesiv me të gjithë aktorët e shoqërisë.

Tryezat në kuadër të Platformës së Parntneritetit për Integrimin Evropian PPIE janë tryezat e komunikimit dhe këshillimit mbi procesin e integrimin europian midis Ministrisë së Financave, përgjegjëse për negociimin e kapitullit ‘X’ dhe përfaqësuesve të organizatave, shoqatave apo grupimeve të cilët kanë interes të veçantë në fushat që mbulohen nga këto kapituj.

Tryeza ngrihen për secilin kapitull. Ato janë mekanizma përmes së cilit përfaqësues të shoqërisë civile mund të jenë pjesëmarrës aktivë në procesin e negociatave për anëtarësim.

Si funksionon PPIE?

Në bazë të urdhrit të Kryeministrit nr. 113, datë 30.08.2019 “Për format e pjesëmarrjes, funksionimin dhe strukturën institucionale të platformës së partneritetit për integrimin evropian”, për çdo kapitull të acquis të BE-së ngrihen tryezat e këshillimit me grupet e interesit.

Qëllimi kryesor i secilës tryezë është të diskutojë dhe të ndërmarrë qëndrime dhe rekomandime drejtuar Sekretariatit të Integrimit Evropian dhe strukturave të tjera përgjegjëse për procesin e integrimit. Tryezat kryejnë funksion këshillimor edhe në lidhje me programimin, zbatimin, monitorimin dhe vlerësimin e asistencës së Bashkimit Evropian për Shqipërinë. (Për më shumë lexo urdhërin – link i urdhërit)

Përmes PPIE synohet informimi, komunikimi dhe përfshirja gjithnjë e më e madhe e aktorëve jo- shtetërorë në proces.

Video Shpjeguese, kliko këtu!
Kontakt Adresa: Rruga Dëshmorët e 4 Shkurtit, Tiranë, Email: info@meki.gov.al