Ministry of Economy, Culture and Innovation

Në prani të kuratorit të këtij edicioni, z. Carlo Ratti, u përurua zyrtarisht çelja e pavijonit shqiptar me temën “Building Architecture Culture”, kuruar nga Anneke Abhelakh. Ky pavijon ofron një reflektim të thellë mbi arkitekturën si një gjuhë shoqërore, një mjet për dialog, përfshirje dhe transformim.

Një moment i veçantë i përurimit ishte prania e disa prej emrave më të njohur të arkitekturës botërore si Bjarke Ingels, Winy Maas, si dhe përfaqësues të disa prej studiove më të njohura ndërkombëtare, një dëshmi e rritjes së vëmendjes që po tërheq Shqipëria në arenën globale.

Pjesëmarrja në këtë Bienale përfaqëson më shumë sesa një prezencë artistike, ajo është një dëshmi e transformimit të vërtetë që po ndodh në Shqipëri. Arkitektura po kthehet në një instrument zhvillimi, në një mjet ndërtimi identiteti, zhvillimi ekonomik, inovacioni urban dhe bashkëpunimi ndërkombëtar.

Mirënjohje për bashkëpunimin Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT) dhe Agjencisë së Zhvillimit të Territorit (AZHT)!

Grupi i punës:

Drejtues i projektit: Alessandra Biscaro

Kurator: Anneke Abhelakh

Asistent Kurator: Eva Marie Pobeda Ferrand

Graphic Design: Linda van Deursen

Spatial Design: Samuela Hidri & Guust Selhorst

Koordinimi për Programin Publik: Adonel Myzyri & Andi Arifaj

Komunikimi: Wolfgang Hockenjos

Filmi: Konstantin Konopinski në bashkëpunim me Anneke Abhelakh

 

Pavijoni shqiptar do të jetë i hapur për publikun nga data 10 maj deri më 23 nëntor 2025. Ju mirëpresim!

Foto Album