Ministry of Economy, Culture and Innovation

Një hap i madh drejt së ardhmes digjitale të Shqipërisë

Në praninë Presidentit të Francës Emmanuel Macron dhe Kryeministrit Edi Rama, Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja firmosi sot me Ministren e Deleguar të Francës për Inteligjencën Artificiale dhe Digjitalin, znj. Clara Chappaz, Planin e Veprimit për Inovacionin mes Shqipërisë dhe Francës, një partneritet strategjik drejt ambicies sonë që Shqipëria të jetë një qendër evropiane për Inteligjencën Artificiale të gjelbër.

Green AI, superkompjuterë, qendra të dhënash dhe kampuse digjitale një e ardhme që nis sot!