Ministry of Economy, Culture and Innovation

Në zbatim të VKM Nr. 888, datë 11.11.2020 “Për përcaktimin e kritereve të vlerësimit, mënyrat dhe procedurat e dhënies në përdorim dhe të tjetërsimit të pasurive të konfiskuara” dhe të VKM Nr. 926, datë 29.12.2014 “Për kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore, që privatizohet apo transformohet dhe për proçedurën e shitjes” kapitulli III, shpallet për shitje me çmim fillestar, si më poshtë:

 Në administrim të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara

 

Nr Emërtimi Viti  prodhimit Vlera fillestare e ankandit në lekë Zhvillimi i ankandit
  Data Ora Vendi
1 Porsche Panamera 2010 100 000 22.07.2025 10:00 DSHPP

 

Çdo person fizik apo juridik i interesuar për blerje me ankand duhet të paraqesë në vendin, datën dhe orën e njoftuar pranë komisionit të ankandit dokumentacionin si më poshtë:

  1. Kërkesë me shkrim për blerjen e objektit apo ndermarjes e regjistruar pranë protokollit të Ministrisë së Ekonomisë,Kultures dhe Inovacionit.
  2. Mandat pagesën apo Garancinë bankare në origjinal që vërteton derdhjen apo ngurtësimin e 20 % të vlerës së fillimit të ankandit, në lekë për llogari të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.
  3. Deklarimin personal të secilit pjesëmarrës, që vërteton se ky i fundit nuk është në konflikt interesi, sipas dispozitave të ligjit Nr. 10192, datë 03.12.2009, të ndryshuar dhe të ligjit Nr. 34/2019, të ndryshuar.
  4. Dokument identifikimi (pasaportë biometrike ose letërnjoftim).

Shenim: Pjesëmarrësi në ankand, i cili tërhiqet nga ankandi pa dhënë asnjë ofertë për vlerën e objektit te shpallur për shitje, nuk i kthehet 20 % e vlerës fillestare, të ngurtësuar për pjesëmarrje në ankand.

Mandat pagesa apo Garancia bankare duhet të bëhet detyrimisht brenda afatit të pranimit të kërkesave për pjesëmarje në ankand.  Mandat pagesa apo Garancia bankare apo mund të bëhen pranë çdo banke të nivelit të dytë në llogaritë respektive të hapura për Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, pasi të keni tërhequr pranë kësaj agjencie faturën për arkëtim të plotësuar dhe të nënshkruar nga përfaqësuesi i institucionit.