Ministry of Economy, Culture and Innovation

Zëvendësministrja Blerta Rama prezantoi sot në Komisionin për Politikën e Jashtme projektligjin për ratifikimin e vendimit të CEFTA-s për lehtësimin e tregtisë elektronike.

Një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një tregu të përbashkët rajonal, në linjë me standardet e BE-së 🇪🇺.

Projektligji synon:

  • Lehtësimin e ofrimit të shërbimeve digjitale pa barriera të panevojshme;
  • Mbrojtje më të fortë për konsumatorët, përmes transparencës, sigurisë dhe të drejtës për t’u tërhequr nga një kontratë online brenda 14 ditëve, pa penalitete;
  • Bashkëpunim më të ngushtë institucional dhe përafrim ligjor me acquis të BE-së.

Një tjetër gur themeli në rrugën drejt integrimit evropian dhe forcimit të bashkëpunimit rajonal.