Ministry of Economy, Culture and Innovation

Referuar ligjit nr. 27/2018 “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë”, VKM nr. 531, datë 28.8.2019 “Për funksionimin dhe mënyrën e zhvillimit të veprimtarisë së QENDRËS Muzeore Berat”, Urdhrit të Kryeministrit nr. 133, datë 21.10.2019 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës të Qendrës Muzeore Berat”, si ligjit Nr. 7961, datët 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Qendra Muzeore  Berat, shpall konkursin për pozicionin :

Biletashitëse/Punëtor mirëmbajtje

Kategoria e pagës III

 DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  • Mban pastër mjedisin dhe fondin e  eksponateve në sallat e ngarkuar për vëzhgim dhe hapesiren ne oborrin e muzeut.
  • Ka në  ngarkim objektet e koleksionit (se bashku me specialistet) dhe pajisjet e linjës ne sallat e muzeut  dhe mban përgjegjësi  të plotë  për çdo dëmtim të veprave dhe objekteve ne te.
  • Pajis me bileta  vizitorët dhe nuk lejon hyrjen e vizitorëve në ambientet e Muzeut, me çanta, çadra, kafshe foto-aparate, etj si dhe nuk lejon kryerjen e fotografimeve e filmimeve per qellime studimi pa lejet perkatese.
  • Mban librin e frekuentimit të muzeut dhe mban evidenca te rregullta për  numrin e vizitorëve çdo ditë, (të huaj dhe vendas) dhe i raporton  Përgj/Sek. të muzeut përkatës.
  • Orienton  dhe të sistemon në ambientin pritës të muzeut, grupet apo vizitorët e ndryshëm turistike në raste se sallat e muzeut janë të zëna me vizitorë. Jep një ndihmë orientuese për vizitorët dhe kur ata kanë nevoja  kërkojnë orientime të specifikuara personale.
  • Përgjigjet për higjenën e brendshme dhe te jashtme të institucionit. Kryen pastrimin  dhe ambienteve te punes para hapjes dhe mbas mbylljes se muzeut.
  • Përgjigjet për ruajtjen dhe mbrojtjen e aktiveve (të fondit të të gjitha objekteve të inventarizuara të muzeut) dhe të dokumentacionit të njësisë kundrejt humbjeve, vjedhjeve, keqpërdorimit dhe përdorimit të paautorizuar.
  • Kryen të gjitha detyrat e deleguara me urdhër të titullarit.

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë diplomë të shkolles se mesme.
  • Të ketë përvojë pune në mardhenie me publikun.
  • Certifikimet dhe kualifikimet profesionale përbëjnë përparësi.
  • Të zotërojë gjuhën angleze, gjuha e dytë e huaj përbën përparësi.
  • Të ketë njohuri të mira për kuadrin ligjor të administratës publike.
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese, të bashkëpunimit dhe të punës në grup.
  • Të jetë i/e disponueshëm të punojë jashtë orarit zyrtar të punës, në varësi të aktiviteteve.

DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT:

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentacionin si më poshtë:

  • Letër interesi për pozicionin;
  • Fotokopje të dokumentit të identifikimit;
  • Jetëshkrim i aplikantit (CV);
  • Fotokopje të noterizuar të diplomës se shkolles se mesme dhe listës së notave .
  • Fotokopje të noterizuar të Librezës së Punës (në të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Vëtëdeklarim të gjendjes gjyqësore ose dëshmi penaliteti;
  • Çdo dokumet tjetër që vërteton trajnime apo kualifikime në funksion të pozicionit të  punës.
  • Numër kontakti dhe adresë e-mail-i.
  • Dokumentacioni duhet të dorëzohet me postë apo drejtpërsëdrejti në protokollin e Qendrës Muzeore Berat brenda datës 16 korrik 2025.

FAZA E VERIFIKIMIT DHE PROCEDURA SI DO ZHVILLOHET INTERVISTA

Konkurrimi të zhvillohet në 1 (një) fazë:

  • Verifikimi paraprak, i cili ka për qëllim të verifikojë nëse kandidatët plotësojnë kërkesat e përgjithshme dhe ato të veçanta, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim.

Mosparaqitja e plotë e dokumentacionit të sipërcituar brënda afatit të përcaktuar në shpallje, sjell skualifikimin e kandidatit. Përzgjedhja e kandidatëve fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe intervista të drejtpërdrejta.

Për sqarime të mëtejshme mund të kontaktoni në adresën elektronike të Qendrës Muzeore Berat: info@muzeumetberat.gov.al.