Ministry of Economy, Culture and Innovation

Ke një ide projekti që lidh trashëgiminë kulturore me zhvillimin ekonomik në zonën e Bylisit apo komunitetet përreth? Kjo është mundësia jote për ta realizuar!

Në dispozicion janë grante nga 30,000 deri në 50,000 euro për nisma që forcojnë rolin e trashëgimisë kulturore në jetën e përditshme dhe mbështesin zhvillimin lokal.

Afati i fundit për aplikim: 23 gusht 2025

Apliko këtu: https://trasparenza.aics.gov.it/index.php?id_oggetto=97…

Kjo thirrje bëhet në kuadër të Planit të Menaxhimit të Parkut Arkeologjik Bylis dhe Klosit (2024-2029) të miratuar nga Qeveria e Shqipërisë. Ky plan është një komponent kyç i projektit “BE për Zhvillimin Ekonomik – Zhvillim Ekonomik Lokal i Udhehequr nga Turizmi me Fokus në Trashëgiminë Kulturore.”

Projekti ka si qëllim ruajtjen dhe restaurimin e thesareve arkeologjike të Bylisit dhe Klosit, përmirësimin e aksesit, dhe nxitjen e rritjes ekonomike lokale duke punuar ngushtë me komunitetin lokal.

Me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe zbatimin nga AICS në partneritet me MEKI, Parku Arkeologjik i Bylisit dhe Klosit do të kthehet në një qendër kulture, turizmi dhe zhvillimi lokal.