Ministry of Economy, Culture and Innovation

Në mbështetje të Ligjit Nr.7961 datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Ligjit nr.10352, datë 18.11.2010 “Për Artin dhe Kulturën”, i ndryshuar, Statutit dhe Rregullores së Brendshme të Cirkut Kombëtar, shpall:

Konkurimin për pozicionin vakant ELEKTRIÇIST.

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e posaçme, si vijon:

1. Të jetë i  kualifikuar në një nga shkollat publike ose private në specialitetin Elektriçist;

2. Të ketë eksperiencë pune si elektriçist;

3. Të ketë njohuri dhe eksperiencë në sistemet e ndriçimit skenik, të ketë njohuri dhe të perdorë mikser ndriçimi skenik.

4. Të ketë njohuri në sistemet audio, lidhjet e nevojshme të fonisë dhe të perdorë mikser audio.

 

· Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit.

Kandidatët duhet të dorëzojnë fotokopje të dokumentacionit si më poshtë:

1. Jetëshkrim (CV)

2. Fotokopje të librezës së punës, të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë;

3. Fotokopje të dëftesës së arsimit të mesëm dhe listës së notave dhe/ose diplomë Bachelor dhe/ose Master (nëse ka) dhe listës së notave. Për dëftesat apo diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet edhe njehsimi nga Ministria e Arsimit.

4. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

5. Vërtetim i gjëndjes shëndetësore;

6. Vetëdeklarim  i gjëndjes gjyqësore;

7. Çertifikatë familjare;

8. Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë

9. Adresën e saktë të vendbanimit, e-mail dhe kontakt telefonik;

10. Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim

Dokumentacioni i përcaktuar në pikat 5, 6 dhe 7  duhet të jetë lëshuar jo më parë se tre muaj nga momenti i aplikimit.

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumentave të cituara më sipër, duhet bërë brenda datës 17.09.2025, nëpërmjet postës zyrtare apo dorazi në Zyrën e Protokollit të Cirkut Kombëtar, në adresën Rruga “Ded Gjo Luli”, Tiranë.

Çdo aplikant i cili, brenda afatit të përcaktuar, nuk dërgon të gjithë dokumentacionin e kërkuar apo paraqet dokumentacion jashtë afatit të vlefshmërisë humbet automatikisht të drejtën e vijimit të fazës së mëtejshme të konkurimit.

 

KONKURIMI DO TË ZHVILLOHET NË DATË 18.09.2025 ORA 10:00, NË AMBIENTET E CIRKUT KOMBËTAR NË ADRESËN RRUGA “DED GJO LULI”, TIRANË

· VLERËSIMI I KANDIDATËVE

Vlerësimi i kandidatëve do të kryhet nga komisioni i ngritur për këtë qëllim. Komisioni do të shqyrtojë dhe vlerësojë aplikimet  sipas kritereve të përcaktuara në këtë shpallje.

· SHPALLJA E REZULTATEVE

Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen për rezultatet nëpërmjet adresës së e-mail-it të paraqitur në dokumentacionin e aplikimit.