Ministry of Economy, Culture and Innovation

Teatri “Migjeni”, në Shkodër, me vijimësinë e punimeve ku falë investimit të financuar nga Miniatria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, po realizohet instalimi i sistemeve moderne të kondicionimit, ndërsa shumë shpejt do të rishikojmë impiantet elektroteknike të skenës e rrjetit, ndriçimit dhe sigurisë, si dhe mobilimin e teatrit me ndenjëse të reja.

  • Po krijojmë kushte optimale për frekuentimin e teatrit;
  • Po rrisim komoditetin e spektatorëve dhe artistëve;
  • Po përgatisim terrenin për zhvillimin e më shumë ngjarjeve kulturore, me një rritje të pritshme prej 30% çdo vit.

Shkodra, “Djepi i Kulturës”, ka qenë gjithmonë në pararojë të zhvillimeve kulturore kombëtare, duke ruajtur dhe promovuar identitetin e saj historik e artistik. Restaurimi dhe modernizimi i Teatrit “Migjeni” është një hap i rëndësishëm jo vetëm për trashëgiminë kulturore, por edhe për zhvillimin turistik, ekonomik dhe edukativ të qytetit.

Video, kliko këtu!