Ministry of Economy, Culture and Innovation

Ministri Blendi Gonxhja me Ambasadorin e Spanjës në Shqipëri, Z. Gabriel Cremades, zhvilluam një takim të përbashkët ku diskutuan mbi thellimin e marrëdhënieve dypalëshe përmes bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar, me fokus të veçantë tek turizmi dhe krijimi i mundësive për tërheqjen e kompanive spanjolle në tregun shqiptar.

U theksua rëndësia e shkëmbimit të praktikave më të mira, forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve, duke shprehur angazhimin për shtrirjen e bashkëpunimit dypalësh edhe në sektorë të tjerë me interes për të dyja vendet.

Në kuadër të “Javës Kulturore Spanjolle”, që këtë vit zhvillohet për të katërtin vit radhazi, u theksua rëndësia e bashkëpunimit në fushën e shkëmbimeve kulturore, përmes trajnimeve në kuadër të programit Creative Europe, projekteve të përbashkëta kinematografike, si dhe shkëmbimeve të eksperiencës mes muzeve dhe institucioneve të trashëgimisë kulturore në përgjithësi.

Foto Galeri, kliko këtu!