Ministry of Economy, Culture and Innovation

Endrit Yzeiraj është lindur në Tiranë, më 18 Shkurt 1985. Prej muajit mars 2024, ai mban postin
e Zëvendësministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Ka përfunduar studimet për Ekonomi dhe Shkenca Politike në Grand Valley State University në
Shtetet e Bashkuara në vitin 2007. Në vitin 2010 përfundoi studimet për Master Shkencor në
Ekonomi në Universitetin e Warwick në Mbretërinë e Bashkuar.

Nga viti 2011 në vitin 2016 ka punuar pranë Departamentit të Kërkimeve Ekonomike në Bankën
e Shqipërisë. Fokusi i studimeve dhe analizave kanë qenë inflacioni dhe ciklet makroekonomike,
tregtia, çmimet e banesave, dhe rritja afatgjatë në vendet në zhvillim.

Nga viti 2016 në vitin 2023 ka punuar si Menaxher për Monitorimin dhe Vlerësimin e Projekteve
pranë Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim. Puna e tij fokusohej në ngritjen e
indikatorëve dhe bazës së të dhënave si dhe në analizat statistikore dhe mikro-ekonometrike për
të vlerësuar efektivitetin e projekteve.

Nga viti 2023 në vitin 2024 ka punuar si Zëvendësministër në Ministrinë e Financave dhe
Ekonomisë.

Ka qenë i angazhuar si konsulent i jashtëm në projekte të Bankës Botërore me fokus mbi stimujt
fiskal dhe sistemet e pagesave.
Gjithashtu është lektor i jashtëm në Universtitin e New York Tirana për kurse të
mikroekonomisë dhe ekonomisë ndërkombëtare.