Ministry of Economy, Culture and Innovation

Navigate to this Section

Profesionist ligjor mepërvojë të gjerë në këshillim për institucionet publike, kompanitë private dhe individët. Që nga marsi i vitit 2021, ka shërbyer si anëtar i kabinetit të Ministrit të Kulturës të Shqipërisë, ku ka luajtur një rol kyç si këshilltar ligjor dhe ka drejtuar ekipin “Black Belt”, një grup pune që merret me trajtimin e kërkesave dhe ankesave të paraqitura nga individë dhe kompani private. Duke filluar nga janari i vitit 2024, me krijimin e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit vazhdon të jetë një nga këshilltarët e besuar të ministrit dhe anëtar i bordit drejtues të Teatrit Kombëtar të Shqipërisë.

Në vitin 2005 është diplomuar jurist në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Barit dhe ka ndjekur master LL.M për të drejtën e Bashkimit Evropian pranë Universitetit të Udines në vitin 2008, kurs pasuniversitar për ‘’Politikat evropiane dhe fondet strukturale’’, pranë Fakultetit të Shkencave Politike, Universiteti i Barit.

Ndër vite ka ndërtuar një karrierë të larmishme, duke menaxhuar dhe zotëruar një bar e verari të suksesshme në Tiranë, si dhe duke punuar si jurist në Prodata Securities, ku bashkëpunoi ngushtë me ekipin ekzekutiv për përputhshmëri me legjislacionin kombëtar dhe ndërkombëtar. Përveç kësaj ka dhënë kontribut të rëndësishëm në reformën e sistemit të drejtësisë në Shqipëri si anëtar i Sekretariatit Teknik në Parlament.
Ka një përvojë të gjerë në fusha të ndryshme, duke përfshirë ligjin tregtar dhe korporativ, imigracionin, investimet e huaja direkte dhe partneritetet publike-private. Gjithashtu ka dhënë mësim në Universitetin e Tiranës dhe ka kontribuar në projekte ndërkombëtare në Itali, Mbretërinë e Bashkuar dhe Ballkanin.

Ka titullin avokat prej vitit 2009 dhe eksperiencë profesionale si në sektorin publik, si Përgjegjës i Sektorit të Lead Generations pranë Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve, asistent lektor pranë Fakultetit të Shkencave Juridike në lëndët ‘’E drejtë Publike’’ dhe ‘’Etikë profesionale”, anëtar i Sekretariatit Teknik të Grupit të ekspertëve të nivelit të lartë, ngarkuar me hartimin e ligjit ‘’Për organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë’’, ashtu dhe në atë privat, si avokat i asociuar e Këshilltar ligjor. Ka publikuar artikuj të ndryshëm në revista sektoriale brenda dhe jashtë vendit. Zotëron gjuhën angleze dhe atë italiane.

e-mail: andi.qinami@meki.gov.al