Ministry of Economy, Culture and Innovation

Navigate to this Section

Diplomuar juriste me rezultate të shkëlqyera në vitin 2011, pranë Fakultetit të Drejtësisë të Universistetit të Tiranës. Në vitin 2013 është licencuar si Avokate nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë.

Për 6 vite ka ushtruar profesionin e avokates pranë Studios Ligjore “TP& Partners”, ku është profilizuar në fushën civile, tregtare dhe administrative.

Në vitin 2019 ka përfunduar studimet Master në fushën e të Drejtës Tregtare Ndërkombëtare (LLM in International Trade Law), pranë Universitetit të Torinos, në bashkëpunim me Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimeve të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ITC-ILO), UNCITRAL, UNIDROIT dhe Qendra e Institutin Universitar të Studimeve Evropiane, specializuar në të drejtën ndërkombëtare publike dhe private, kontrata komerciale ndërkombëtare, zgjidhjen alternative të mosmarrëveshjeve me Arbitrazh, si dhe teknologjia 4.0, Smart-Contract, E-commerce dhe Blockchain.

Në vitin 2019 ka punuar Këshilltare ligjore pranë Kabinetit të Administratorit të Shoqërisë Albpetrol sh.a. Në vitin 2020, ka qenë bashkëthemeluese e studios ligjore “Muja &Associati”, ku ka ushtruar profesionin e avokatisë në fushën civile, tregtare dhe administrative. Prej vitit 2022 punon si Këshilltare në Kabietin Ministrit, Ministria së Kulturës, sot Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Gjuhët e huaja që zotëron: Anglisht, Italisht dhe Spanjisht.
Fusha e ekspertizës: Shoqëri Tregtare, Kontrata Komerciale, M&A, trashëgimi kulturore, pronësi intelektuale, konkurrencë e pandershme, detyrime doganore e arbitrazh.

e-mail: matilda.balliu@meki.gov.al