
Xhoi Hoxholli
Drejtor Kabineti
Navigate to this Section
Xhoi Hoxholli, prej Janar 2025 mban detyrën e Drejtorit të Kabinetit të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Xhoi Hoxholli ka përvojë të gjerë në sektorin publik, me angazhim të gjatë në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, ku ka shërbyer si Asistent i Drejtorit të Përgjithshëm nga Janari 2020 deri në Mars 2024. Në këtë periudhë, ai ka luajtur një rol kyç në koordinimin e axhendës dhe takimeve të Drejtorit të Përgjithshëm dhe ka menaxhuar komunikimin me publikun.
Fushat e ekspertizës:
- Koordinimi i axhendave dhe takimeve institucionale
- Komunikimi dhe marrëdhëniet me publikun
- Mbështetje në zbatimin e politikave dhe strategjive organizative
Në rolin e tij aktual si Drejtor i Kabinetit të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Xhoi mbështet në ndërtimin e politikave dhe strategjive institucionale, duke përdorur aftësitë e tij në menaxhimin e komunikimit dhe organizimin e detajuar të punëve të ministrisë.