Ministry of Economy, Culture and Innovation

Navigate to this Section

Xhoi Hoxholli, prej Marsit 2024 mban detyrën e Këshilltarit të Ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Xhoi Hoxholli ka përvojë të gjerë në sektorin publik, me angazhim të gjatë në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, ku ka shërbyer si Asistent i Drejtorit të Përgjithshëm nga Janari 2020 deri në Mars 2024. Në këtë periudhë, ai ka luajtur një rol kyç në koordinimin e axhendës dhe takimeve të Drejtorit të Përgjithshëm dhe ka menaxhuar komunikimin me publikun.

Fushat e ekspertizës:

  • Koordinimi i axhendave dhe takimeve institucionale
  • Komunikimi dhe marrëdhëniet me publikun
  •  Mbështetje në zbatimin e politikave dhe strategjive organizative

Në rolin e tij aktual si Këshilltar i Ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Xhoi mbështet në ndërtimin e politikave dhe strategjive institucionale, duke përdorur aftësitë e tij në menaxhimin e komunikimit dhe organizimin e detajuar të punëve të ministrisë.

e-mail: xhoi.hoxholli@meki.gov.al