Ministry of Economy, Culture and Innovation

10 Korriku shënon themelimin e Kinostudios “Shqipëria e Re” në vitin 1952, si institucion i produksionit kinematografik shtetëror.
Realizimi i parë i kësaj ndërmarrje të kinematografisë shqiptare është filmi “Skënderbeu”, një bashkëprodhim shqiptaro-sovjetik, i cili daton më 1953. Në vitin 1957 u realizua filmi i parë i shkurtër shqiptar “Fëmijët e saj”, i regjisorit Hysen Hakani, e më pas u realizua filmi i parë i gjatë “Tana”, i regjisorit Kristaq Dhamo. Këta filma shënuan fillimin e një procesi të vrullshëm që krijoi kushtet që kjo kulturë të trashëgohej në brezat e ardhshëm dhe të mbahet gjallë në ditët tona.
Arti kinematografik i asaj kohe u zhvillua kryesisht për interesa kryesisht ideologjike. Prodhimet në masë fillojnë rreth viteve ’70, periudhë që korrespondon me uljen të numrit të filmave të importuar. Në vitet ’80, në Shqipëri arritën të xhiroheshin rreth 14 filma artistikë në vit, 30 dokumentarë dhe mbi 500 kronika, shifra këto të larta për çdo vend të rajonit, si dhe për vende të vogla perëndimore. Në vitet ’80-të Kinostudio “Shqipëria e Re” prodhonte rreth 14 filma në vit, me tematika nga më të ndryshmet.
Sot në Kinostudio ndodhen institucionet kinematografikë të QKK-së, Akademia e Filmit dhe Multimedias Marubi, AQSHF dhe Albafilm, dhe Kinostudio është një referencë urbane e kryeqytetit.