Ministry of Economy, Culture and Innovation

[metaslider id=7945]

Ditën e shtunë, datë 8 mars, ora 11.00, me rastin e festës së gruas, GKA dhe Ministria e Kulturës do të prezantojë në një nga sallat e ekspozitave punime të artisteve femra në vite, pjesë e fondit të GKA. Në këtë ditë ndërkombëtare të kujtesës ndaj rolit të femrës në emancipimin e shoqërisë , Ministrja Mirela Kumbaro Furxhi do të presë dhe do të urojë artistet e fushave te ndryshme, që japin kontributin e tyre në zhvillimin e shoqerise dhe ndyshimit te mentaliteteve përmes shprehjes artistike në gjini të ndryshme të artit.

Ideja dhe organizimi i prezantimit të veprave të fondit të GKA u realizua ne kujdesin e Zana Kuka Varvarica dhe drejtorit Artan Shabani.

Pasqyrimi i punimeve të artit, të kryera nga artistet shqiptare dhe të huaja gjatë një periudhe pothuajse 100 vjeçare, të cilat janë pjesë e rëndsishme e fondit të GKA, iniciohet në arsye të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, 8 Mars.

Ideja e pasqyrimit të punimeve të tyre të artit është një pikë kujtesë në memorien historike të shoqërive të ndryshme, për të shtuar respektin, vlerësimin dhe dashurinë ndaj personalitetit dhe identitetit të gruas, punës dhe aftësive të saj, vendit të saj të barabartë ndërmjet të barabartëve.

Veprat e përzgjedhura nga koleksioni i krijimtarisë së grave artiste të fondit të GKA kanë shprehi figurative që u përkasin drejtimeve dhe levizjeve të artit si: akademizmi, realizmi, realizmi socialist, impresionizmi, arte povera dhe konceptualizmit.

Ekspozita përbëhet nga punime krejtësisht figurative dhe koha e krijimit të tyre është e vit pas viti. Gjinitë janë : piktura, skulptura, vizatimi, grafika, fotografia dhe artet aplikative e dekorative.

Në ekspozitë do të paraqiten rreth 60 vepra arti të fondit të GKA.{:}