Ministry of Economy, Culture and Innovation

Në ambientet e Teatrit Kombëtar në sallën “Kadri Roshi” do të zhvillohet një aktivitet me rastin e 100-të vjetorit  të ditëlindjes së shkrimtarit tone,  Kolë Jakova. Teatri Kombëtar në bashkëpunim më Ministrinë e Kulturës kanë organizuar një mbrëmje artistike për të dhe dramaturgjinë e tij.

“Të kujtojmë së bashku Kolë Jakovën” do tëjetë një homazh  për jetën dhe veprën e shkrimtarit, Kolë Jakova, me të ftuar shkrimtarë, artistë, personalitete të artit dhe kulturës, të cilët, në moderimin e aktores Erjona kakeli do të sjellin kujtimet dhe vlerësimet për 100-vjetorin e shkrimtarit të mirënjohur shqiptare.  Në këtë aktivitet do të marrin pjesë artistë të mirënjohur të kinematografisë dhe teatrit shqiptar , Tinka Kurti dhe Roza Anagnosti të cilat do të ndajnë me publikun ekperiencën e tyre mbi veprat e Kolë Jakovës.   Profesori dhe kritiku,  Josif Papagjoni,  do të referojë  mbi veprën e tij.

Aktorët e mirënjohur të Teatrit Kombëtar,   Sokol  Angjeli, Neritan Liçaj etj. do të   interpretojnë krijimtari nga Kolë Jakova. Aktiviteti do të vazhdojë me filmin   dokumentar mbi jetën dhe veprën e shkrimtarit Kolë   Jakova.

25 Nëntor ora 18:00, TK{:}