Ministry of Economy, Culture and Innovation

Në kuadër të 100 Vjetorit të Mbretërimit të Princ Vidit në Shqipëri, Muzeu Historik Kombëtar në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Akivave ditën e premte më 14 mars në orën 18.00, do të organizojë një veprimtari përkujtimore. Në këtë veprimtari do të bashkohen dhe mjaft koleksionistë, të cilët me stendat e përgatitura dhe objektet origjinale të kohës do ta bëjnë atë më të larmishme. Do të ketë të ekspozuara foto, dokumente, objekte, një pjesë e të cilave ekspozohen për herë të parë. Do të ekzekutohet për herë të parë live Hymni mbretëror i P.rinc Vidit. Një kuartet harqesh do të ekzekutojë pjesë klasike si dhe nëpërmjet projeksionit do të transmetohen pjesë filmike nga mbritja  e Princ Vidit në Durrës, pritja e organizuar si dhe pjesë nga aktiviteti i tij gjatë kohës se qëndrimit (qeverimit) në Shqipëri.
Një pjesë e veprimtarisë do të prezantohet nëpërmjet projeksionit edhe në pjesën ballore të muzeut.
Jeni të mirëpritur!{:}