Ministry of Economy, Culture and Innovation

Që prej vitit 1977, më 18 Maj në të gjithë botën festohet Dita Ndërkombëtare e Muzeve. Kjo datë është vendosur prej Këshillit Ndërkombëtar të Muzeve – ICOM, që funksionon pranë UNESCO-s.

Komiteti Këshillues i ICOM nga viti 1992, përcakton një temë të veçantë që lidhet me përkujtimin e kësaj dite e cila synon të nxisë  brenda shoqërisë debatin që ka të bëjë me çështjet e muzeut.

Kjo datë është një mundësi më shumë për punonjësit e muzeve që përmes kontakteve me publikun e vizitorët të dëshmojnë përpara tyre sfidat me të cilat ndeshen muzetë në mënyrë që ato të mbeten ashtu siç e përcakton edhe ICOM “një institucion në shërbim të shoqërisë dhe zhvillimit të saj”.

 

Një përshkrim mbi sloganin e ICOM-Internacional për vitin 2018.

Muze që  komunikojnë  me të  gjitha format: Qasje të  reja, publik i ri

Hyperconnected museums: New  approaches, new  publics

Kjo temë përqendrohet në rolin e muzeve, të cilët duke punuar në dobi të shoqërisë, shndërrohen  në pika kyçe  për nxitjen e marrëdhënieve paqësore mes njerëzve.

Hiperkonektiviteti është  një  term që  u shpik në vitin 2001 për  të  krijuar format e shumëfishta të  komunikimit që  kemi në  ditët e sotme të  tilla që  nga komunikimi ballë  përballë, emalit, mesazhe të  shpejta, telefoni, interneti. Ky rrjet global i lidhjeve e komunikimit po bëhet çdo ditë  e më  kompleks, i ndryshëm dhe i integruar. Në  një  botë  të  sotme që  është  e lidhur me forma nga më  të  shumta  edhe muzetë  po i bashkohen kësaj prirje të  përbotshme lidhur me format e ndryshme të  komunikimit. Kjo është  arsyeja përse  Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve (ICOM) për vitin 2018 ka zgjedhur temën Muze që  komunikojnë  me të  gjitha format: Qasje të  reja, publik i ri,  -“Hyperconnected museums: New  approaches, new  publics”/ International Museum Day 2018

Është  e pamundur të  kuptosh rolin e muzeve pa marrë  parasysh të  gjitha lidhjet që  ata krijojnë. Ata janë  pjesë  e brendshme e komuniteteve të  tyre lokale, peizazhit kulturor dhe mjedisit natyror. Falë  teknologjisë  muzetë  tashmë  mund të  arrijnë  përtej publikut të  tyre tradicional dhe mund të  gjejnë  publik të ri duke iu qasur koleksioneve të  tyre në  mënyra të  ndryshme: digjitalizimi i koleksioneve, elementë  të  multimedial në  ekspozita  apo diçka e thjeshtë  si hashtag që  lejon vizitorë të  ndajnë  eksperiencat e tyre në  median sociale.

Megjithatë  nuk krijohen të  gjitha lidhjet e reja vetëm falë  teknologjisë. Për sa kohë  muzetë  kanë  rëndësinë  e tyre në  shoqëri ata tërheqin vëmendjen  ndaj komunitetit lokal dhe grupeve të  ndryshme që  e përbëjnë  atë. Si rrjedhojë, këto vitet e fundit kemi qenë dëshmitarë  të   shumë  projekteve të  panumërta të  përbashkëta të  organizuar nga muzetë  në  bashkëpunim me minoritetet, popullsitë vendase dhe institucionet lokale. Për të  angazhuar këtë  publik të  ri dhe për të  forcuar lidhjet me ata, muzetë  duhet të  gjejnë  mënyra të reja për të  interpretuar dhe prezantuar koleksionet e tyre.

ICOM i fton të  gjitha institucionet kulturore të  gjitha tipologjive në  të  gjithë  botën që  ti bashkohen  Ditës Ndërkombëtare të   Muzeve dhe të  ndryshojnë  qasjen e tyre ndaj koleksioneve duke përdorur të  gjitha lidhjet që  i bashkojnë  ato me komunitetet e tyre , pejsazhin kulturor dhe mjedisin natyror.

Për të parë kalendarin e aktiviteteve për ditën Ndërkombëtare të Muzeve kliko këtu{:}