Ministry of Economy, Culture and Innovation

21 Maji është shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e Deklaratës Universale të UNESCO-s mbi Diversitetin Kulturor si “Dita Ndërkombëtare e Diversitetit Kulturor”, ditë në të cilën festohet dhe reflektohet mbi vlerat e këtij diversiteti dhe të ‘të jetuarit së bashku”.
Ministria e Kulturës ka zgjedhur që këtë ditë t’ua kushtojë minoriteteve, kulturës dhe traditave të tyre.

Në kuadër të festimeve të kësaj dite, Drejtoria e Trashëgimisë Jomateriale dhe Rijetëzimit të Gjuhës organizon në sallën UNESCO të Muzeut Historik Kombëtar aktivitetin që do t’i kushtohet ruajtjes dhe mbrojtjes së trashëgimisë kulturore të minoriteteve, të titulluar “21 maji Dita Ndërkombëtare e Diversitetit Kulturor-Trego Kulturën Tënde”.

Aktiviteti ka si qëllim final evidentimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore jomateriale të minoriteteve, që përbën dhe një nga prioritetet e Ministrisë së Kulturës për këtë fushë.

FTOHEN shoqatat kulturore të minoriteteve për të bashkëpunuar në realizimin e këtij aktiviteti.  Nga shoqatat kërkohet që të regjistrojnë në formatin Video një pjesë të trashëgimisë së tyre kulturore jomateriale , ku një nga pjesëtarët e komunitetit që ata përfaqësojnë, të tregojë një përrallë, ose legjendë tipike në gjuhën e tyre ose të demonstrojë prodhimin e një produkti tradicional zejtarie.

Kohëzgjatja e videos nuk duhet të jetë më shumë se 5 (pesë) minuta, dhe të bëhet në formatin 16:9. Preferohet HD Mpeg 4. Në pamundësi, në formatin Avi, Mpeg 2 16:9. Videoja të shoqërohet me tekstin përkatës, të përkthyer në gjuhën shqipe në format Word, (në rast të tregimit të përrallës/legjendës).. Gjithashtu, bashkangjitur të dërgohen të dhënat e videos:
1. logo e shoqatës
2. titulli i videos (i përrallës, legjendës apo zejës)
3. emri i treguesit të përrallës/legjendës
4. mosha e tij dhe vendi i rrëfimit, si dhe
5. emri i  realizuesit të videos

Materialet të ngarkohen (upload) në Dropbox dhe të dërgohen në info@kultura.gov.al brenda datës 19 maj 2014, ose të  dorëzohen me USB, në recepsionin e Ministrisë së Kulturës.

Për të ngarkuar materialet në Dropbox ju duhet të instaloni këtë program në kompjuterin tuaj dhe më tej të hapni një llogari (account).

Në linkun në vijim mund të shkarkoni këtë program: https://www.dropbox.com/install.
Pasi të instaloni programin dhe të ngarkoni materialet duhet të zgjidhni ‘Share’ dhe linkun që ju shfaqet ta dërgoni tek info@kultura.gov.al.

MK mbulon gjithashtu pagesën për 9 videot më të mira të perzgjedhura nga një grup pune  për çdo minoritet në shumën 6,000 lekë.

Adresa: Ministria e Kulturës
Rr. e Kavajës, nr.1, Tiranë
email: info@kultura.gov.al.{:}