Ministry of Economy, Culture and Innovation

Në 16 muaj, Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) ka arritur të kursejë 26,5 milionë euro nga buxheti i shtetit, falë prokurimeve transparente, menaxhimit efikas dhe shpejtësisë rekord në çdo procedurë.

Çfarë do të thotë kjo shifër për qytetarët?

Ky kursim përkthehet në:

  • Më shumë shkolla moderne për fëmijët;
  • Më shumë spitale dhe qendra shëndetësore me pajisje të reja;
  • Më shumë investime në rrugë, infrastrukturë dhe shërbime publike;
  • Më shumë fonde për arsim, shëndetësi dhe zhvillim social.

Ky rezultat tregon se OBP po vendos standarde të reja në menaxhimin e parasë publike, duke mbrojtur interesin e qytetarëve dhe duke kontribuar drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së jetës.

26,5 MILIONË EURO – NJË FITORE PËR EKONOMINË, NJË INVESTIM PËR TË ARDHMEN!