Ministry of Economy, Culture and Innovation

Njësia e zbatimit të projektit ProSEEED 2.0 (projekt i financuar nga Republika Federale e Gjermanisë për Republikën e Shqipërisë, nën mbikëqyrjen e Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ)) njofton të gjitha bizneset ekzistuese dhe start-up për shtyrjen e afatit të aplikimit për grante nëpërmjet Skemës “Smart&Green Future” në mbështetje të sipërmarrësve aspirantë dhe ekzistues.

Projekti do të mundësojë për fituesit shpërndarjen e rreth 75 granteve në mbështetje të sipërmarrësve që synojnë të përmirësojnë proceset e tyre të biznesit duke integruar elemente të gjelbra dhe/ose dixhitale. Grantet do të kalojnë përmes Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe do t’u shpërndahen sipërmarrësve te rinj dhe atyre ekzistues. Fushat kryesore që mbulon kjo skemë grantesh janë Teknollogjia e Informacionit (TI), tekstilet, turizmi, zejtaria dhe agro-përpunimit, por jo vetëm.

Më poshtë përcaktohet afati i shtyrë për aplikim për grante nëpërmjet kësaj skeme:

Lançimi: 01.02.2024

Afati i fundit për aplikim: 15.03.2024

Shkarkoni dhe plotësoni dokumentacionin e mëposhtëm:

Dokumentacioni duhet të dorëzohet në një nga mënyrat e mëposhtme:

1) dorazi ose nëpërmjet shërbimeve postare private në adresën:

MINISTRIA E EKONOMISË, KULTURËS DHE INOVACIONIT

Rruga “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, Tiranë

Për dijeni të: Njësia e Zbatimi të Projektit ProSEED 2.0

2) në formë elektronike në faqen www.meki.gov.al (kliko ketu);

3) nëpërmjet e-mailit në adresën: smart.green@meki.gov.al.