Ministry of Economy, Culture and Innovation
Mbahet në Luksemburg Konferenca e Katërt Ndërqeveritare, ku do të hapën negociatat për Grup Kapitullin 2 – “Tregu i Brendshëm”, që përfshin lëvizjen e lirë të mallrave, punëtorëve, kapitalit dhe shërbimeve, si dhe fusha kyçe si konkurrenca, shërbimet financiare dhe mbrojtja e konsumatorit.
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit drejton negociatat për 7 kapituj, një prej të cilëve është “Lëvizja e lirë e punëtorëve”, duke koordinuar punën e 10 institucioneve për të garantuar përmbushjen e standardeve të BE-së.
Lëvizja e lirë e punëtorëve është një nga të drejtat themelore në tregun e përbashkët evropian. Ajo u garanton qytetarëve shqiptarë të drejtën për të hyrë, punuar dhe jetuar në çdo shtet anëtar të BE-së me të njëjtat kushte si qytetarët evropianë, përfshirë mbulimin nga sigurimet shoqërore, përfitimet sociale, tatimet dhe kushtet e punës.
Shqipëria po hedh hapa të sigurt drejt së ardhmes evropiane – me më shumë të drejta, më shumë mundësi dhe më shumë dinjitet për çdo qytetar!