Ministry of Economy, Culture and Innovation

Libri nuk ka vlerë, nëse ai qëndron mes rafteve i pashfletuar nga dora e njeriut. Nëse librit nuk i jepet jetë, ai nuk përmbush dot asnjë qëllim, nuk frymëzon dot asnjë ide. Që libri të jetojë ai ka nevojë për lexues. Me këtë moto Ministria e Kulturës ka iniciuar një ndër projektet më ambicioze në mbështetje të librit dhe nxitjes së leximit, duke nisur në fillim të këtij vitit projektin për “Rijetëzimin e bibliotekave” Në vijim të këtij projekti, i cili do të vazhdojë vitin tjetër edhe në qytete të tjera të vendit, Ministria e Kulturës, dhuroi 1200 libra të rinj për 6 biblioteka publike të qytetit të Tiranës. Në aktivitetin që u zhvillua paraditen e së mërkurës, në mjediset e bibliotekë{:}